Berlin, 1 korrik – Një helikopter i forcave të armatosura të Gjermanisë është rrëzuar në pjesën veriore të vendit, ku ka humbur jetën të paktën një person.
Pjesëtarë të shërbimit zjarrfikës dhe Ndihmës së shpejtë janë vendin e ngjarjes, pasi kanë shpërthyer disa zjarre pas rrëzimit të helikopterit. Fluturakja është rrëzuar rreth 30 kilometra nga qendra për stërvitje për helikopterë të Bundesuerit.
Forcat e armatosura gjermane po përballen me kritika për shkak të harduerit të vjetruar dhe gjithnjë e më shpesh dëgjohen thirrje për financim më të madh për modernizmin e pajisjes. Disa politikanë madje kanë thirrur në ndërprerjen e stërvitjeve ushtarake në vend.(koha.mk)