12 persona kanë mbetur të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në perëndim të Kost Rikës.
Viktimat ishin 10 pasagjerë të huaj, përfshirë dhe pesë anëtarë të një familjeje.
Përpos tyre, të vdekur kanë mbetur edhe pilotët e aeroplanit.
Aeroplani Cessna 208 Caravan po udhëtonte nga kryeqyteti San Jose deri në resortin Punta Islita, raporton ueb-faqja CRhoy.
Nuk pati të mbijetuar, ndërsa mbetet i paqartë shkaku i rrëzimit të aeroplanit.