Një vajzë pesëvjeçare nga Australia është lënduar rëndë dhe është në rrezik për jetën pasi që dje pasdite ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë së saj në Ohër. Siç kumtoi MPB, fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 18:45, ndërsa vajza është dërguar në spitalin “Shën Erazmo”. Ekipi i SPB Ohër ndërmarrin masa për ndriçimin e rastit.