Trajneri i Gjilanit Arbnor Morina është rrëzuar teksa po e festonte golin e dytë të ekipit të tij. Ndodhi kjo në përballjen Gjilani kundër Llapit, ndeshje e xhiros së 14-të të superligës së Kosovës në futboll.
Përballja që u zhvillua në Gjilan, u mbyll me rezultat 2:0 për vendësit, me dy golat e Gëzim Rusit, ndërsa momenti i rrëzimit të trajnerit Morina është kapur nga kameramani i Klan Kosovës, Alban Bellopoja.