Nuk ka ende informacione zyrtare në lidhje me aksidentin ku është përfshirë helikopteri i pronarit të Leicester City-t, të shtunën në në mbrëmje, rreth orës 21:30, pas ndeshjes me west Hamin.
Mjeti fluturues, me të cilin po largohej Vichai Srivaddhanaprabha, u rrëzua dhe më pas shpërtheu në flakë në ambientet e jashtme të “King Power Stadium”.
Klubi anglez ende nuk ka dalë me komunikatë zyrtare në lidhje me personat që ishin në bordin e helikopterit, ndërsa ka nisur një mbledhje urgjente mes drejtuesve më të lartë.
Burime pranë familjes konfirmojnë se Vichai Srivaddhanaprabha, pronar i Leicesterit dhe numri një i rrjetet “Duty-Free King Power” ishte në bord. Mësohet se janë 5 personat e përfshirë në aksident.