“Studimi jonë ndihmon që të identifikojmë ushqime specifike dhe pije që janë të mbi-konsumuara në Angli dhe që mund të rrisin rrezikun drejt sëmundjeve kardiovaskulare”. Studimet nxorën përfundime se ishin 116.806 të rinj në Angli, Skoci dhe Uells, të moshës 37-73 vjeç, të cilët ishin të prekur nga këto sëmundje që prej 15 vitesh
Prodhimet e dietës tradicionale britanike, si buka e bardhë dhe lëngu i frutave mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit kanë identifikuar ushqime dhe pije që mund të jenë të lidhura me sëmundjet kardiovaskulare dhe me rritjen e vdekshmërisë. Ekspertët thonë se njerëzit duhet të jenë shumë më të ndërgjegjshëm sa i përket rrezikut që vjen nga sheqeri, i cili mund të çojë drejt rritjes së peshës dhe drejt problemeve të zemrës. “Sëmundjet kardiovaskulare janë një ndër faktorët kryesorë që çojnë drejt vdekjes dhe paaftësisë në Angli dhe një dietë e varfër është ajo, e cila kontribuon më së shumti drejt kësaj problematike”, tha Dr.Carmen Piernas, mjeke dietike në Universitetin e Oksfordit, e cila ishte autore në këtë studim.
“Studimi jonë ndihmon që të identifikojmë ushqime specifike dhe pije që janë të mbi-konsumuara në Angli dhe që mund të rrisin rrezikun drejt sëmundjeve kardiovaskulare”. Studimet nxorën përfundime se ishin 116.806 të rinj në Angli, Skoci dhe Uells, të moshës 37-73 vjeç, të cilët ishin të prekur nga këto sëmundje që prej 15 vitesh. Analiza, e cila u publikua në gazetën BMC Medicine, zbuloi 2 tipe specifike dietash që shin të lidhura me rritjen e rrezikut të vdekjes për moshat e mesme.
Njëra nga dietat përmbante shumë çokollatë, gjalpë dhe bukë të bardhë, por ishte shumë e varfër sa i përket frutave të freskëta dhe perimeve, ndërsa tjetra ishte shumë e pasur me pije të gazuara, lëngje frutash dhe sheqer, por ishte shumë e varfër sa i përket gjalpit dhe djathit. Studimi zbuloi se ata që hanin më shumë çokollatë, bukë të bardhë dhe gjalpë, kishte më shumë gjasë të ishin meshkuj, të rinj dhe nga lagje të varfra. Gjithashtu kishte më shumë tendencë që të ishin duhanpirës, të mos bënin aktivitet fizik dhe që jetonin me obezitetin apo me presionin e lartë të gjakut. Gjithsesi, ata që konsumonin pije të gazuara, lëngje frutash dhe ushqime të konservuara, kishin më tendencë drejt sëmundjeve kardiovaskulare dhe rritjes së vdekshmërisë edhe pse kishte tendencë që ata të ishin më shumë aktivë fizikisht dhe më pak të orientuar drejt duhanpirjes dhe obezitetit.
“Studimi jonë sugjeron që të hahet më pak çokollatë, gjalpë, bukë, pije të ëmbla, lëngje frutash, të cilat mund të jenë të lidhura me rritjen e rrezikut drejt sëmundjeve kardiovaskulare dhe me rritjen e vdekshmërisë”, tha Dr.Piernas. Ajo tha se zbulimet e bëra nga studimet mund të përdoren për të krijuar një dietë ushqimore, e cila mund të ndihmojë njerëzit që të ushqehen më shëndetshëm dhe të mund të reduktojnë rrezikun drejt sëmundjeve kardiovaskulare dhe rritjes së vdekshmërisë. Megjithatë, autorët e studimit theksuan se natyra e studimit nuk mund të provojë një lidhje mes dietës, sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë.