Momenti për dush për një të porsalindur është gjëja më e bukur për prindërit. Por njëkohësisht është dhe e rrezikshme pasi në këtë mënyrë rrit mundësinë që fëmija të pijë ujë dhe të rrëshkasi nga duart. Fëmijët kur lagen janë lehtësisht të rrëshqitshëm dhe për këtë duhet shumë kujdes. Mbytja është shkaku kryesor i vdekjes aksidentale midis fëmijëve 1 deri në 4 vjeç. Për të bërë momentin e dushit të sigurt dhe zbavitës për ju dhe fëmijën tuaj, çelësi është të jeni të përgatitur dhe të vëmendshëm.
Rreziqet më të mëdha të larjes së fëmijës dhe kujdesi që duhet treguar
Lënia e fëmijës pa mbikëqyrje
Kurrë nuk duhet ta lini fëmijën vetëm në dush. Të vegjlit kanë nevojë në çdo moment për mbikëqyrje. Edhe rreth moshës 3-4 vjeç ekziston rreziku i mbytjes.
Të qenit të papërgatitur
Duhet të keni bërë gati rrobat, sfungjerin, sapunin, peshqirin, lodrat. Fëmijës i nevojiten shumë gjëra kur lahet. Sigurohuni t’i keni bërë gati më parë, kështu që nuk ju duhet të largoheni nga fëmija gjatë larjes së tij.
Të harroni të kontrolloni temperaturën e ujit
Fëmijët e vegjël dhe sidomos foshnjat janë më të ndjeshëm ndaj të nxehtit dhe të ftohtit se ne, prandaj bëni shumë kujdes para se t’i fusni në dush. Për të shmangur djegien e lëkurës, ose për t’i mbrojtur nga i ftohti, gjithmonë kontrolloni ujin paraprakisht. Kontrolli më i mirë bëhet me bërryl, pasi ajo është pjesa më e ndjeshme.