Rreziqet për ekonominë globale dhe atë vendore kanë të bëjnë me prolongimin e mundshëm të infeksionit dhe të masave restriktive, paraqitjen eventuale të valës së dytë të infeksionit dhe aktivizimin e serishëm të strategjive për mbrojtje të shëndetit publik
Shkup, 12 gusht – Treguesit e fundit makroekonomikë tregojnë në efekte të fuqishme të pandemisë së KOVID-19 ndaj ekonomisë globale dhe vendore. Edhe pse bazat ekonomike në afat të mesëm vlerësohen si të shëndetshme, megjithatë, ambienti në të cilin zbatohet politika monetare është i ndryshueshëm, me pasiguri shumë të lartë, vlerëson Banka Popullore në Raportin tremujor për muajin gusht.
Lidhur në burimet e rreziqeve, ato edhe më tej theksohen teposhtë dhe pothuajse tërësisht të lidhura me pandeminë e KOVID-19. Në takim me projeksionet e muajit prill, rreziqet janë edhe më pak të volitshme, duke i pasur parasysh revizionet e mëtutjeshme në rënie, si dhe pasigurinë jashtëzakonisht të lartë rreth parandalimit të përhapjes së infektimit, si dhe efektin ndaj ekonomisë. Siç u theksua edhe në prill, rreziqet për ekonominë globale dhe atë vendore kanë të bëjnë me prolongimin e mundshëm të infeksionit dhe të masave restriktive, paraqitjen eventuale të valës së dytë të infeksionit dhe aktivizimin e sërishëm të strategjive për mbrojtje të shëndetit publik, si dhe të ndryshmeve në sjelljen e subjekteve ekonomike në pikëpamje të konsumatorëve të tyre dhe vendimeve investuese, vlerëson Banka popullore.
Pas lehtësimit të politikës monetare gjatë tremujorit të parë në dy rastet Banka Popullore në tremujorin e dytë të vitit 2020 në mënyrë shtesë e ka ulur shkallën bazë të interesit për 0,25 pikëpërqindje, me çka ajo u reduktua në nivel më të ulur historik prej 1,5 për qind. Përveç kësaj, gjatë tremujorit të dytë, në dy herë është ulur oferta e regjistrimeve të arkës, për gjithsej 15 miliardë denarë, për shkak të sigurimit të mbështetjes së ekonomisë vendore përmes mbajtjes së rrjedhave kreditore dhe ciklit kreditor nga ana e sistemit bankar. Në kushte të nivelit solid të rezervave devizore të presioneve të inflacionit, kjo vendosje monetare u vlerësua si përkatëse në lëvizjet aktuale ekonomike dhe financiare, të cilat janë nën goditje të fuqishme të pandemisë së KOVID-19 dhe masave restriktive për parandalimin e përhapjes së virusit. Në tregun devizor, Banka Popullore intervenon edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit, në kushte të rrjedhave të zvogëluara devizore për shkak të pandemisë. rezervat devizore në tremujorin e dytë të vitit realizuan rritje, kryesisht për shkak të transaksioneve në llogari të shtetit dhe sipas të gjithë treguesve për përshtatshmërinë e tyre edhe më tej janë në zonë të sigurt. Zhvendosje të volitshme janë vërejtur edhe tek vijimet depozitare dhe kreditore, të cilat shënojnë rritke solide mbi pritjet sipas projekti
Të dhënat për bruto rezervat e huaja për tremujorin e dytë udhëzojnë në një rritje në krahasim me tremujorin e mëparshëm, që kryesisht i përket transaksioneve për llogari të shtetit, gjegjësisht debisë së shtetit tek Fondi Monetar Ndërkombëtar në prill dhe lëshimi i letrave me vlerë nga tregjet financiare ndërkombëtare. Aktiviteti i huadhënies së sektorit bankar gjatë tremujorit të dytë të vitit realizoi rritje të përshpejtuar tremujore, e cila në pjesën më të madhe ishte rezultat i kreditimit të rritur në sektorin “ndërmarrje”, gjatë një kontributi solid pozitiv edhe të kredive të amvisërive. Në bazë vjetore, rritja e kredisë në fund të tremujorit të dytë arriti në 6.6 për qind, që është mbi rritjen vjetore të projektuar sipas parashikimit të muajit prill (4.3 për qind). Sa i përket burimeve të financimit, në tremujorin e dytë, rritje e përshpejtuar u vërejt në bazën e depozitave, e cila ishte kryesisht për shkak të rritjes së depozitave të familjeve, gjatë një rritjeje solide edhe të depozitave të ndërmarrjeve dhe institucioneve të tjera financiare.
Rritja vjetore e depozitave totale në fund të qershorit ishte 8.4 për qind, që është rritje solide dhe është më e lartë sesa pritej sipas projeksionit të muajit prill (6.3 për qind). Banka Popullore pret që masat e marra në gjysmën e parë të vitit do të mundësojnë mbështetje të mëtejshme dhe adekuate për ekonominë e vendit nga ana e bankave, në mungesë të presioneve inflacione. Rezervat e këmbimit valutor janë në kuadër të pritjeve dhe pritet që do të mbeten në zonën e sigurt, ndërsa për inflacionin vlerësohet se do të mbetet në suaza të kufijve të pranueshëm. Në periudhën tjetër, Banka Popullore do të vazhdojë me përcjellje të kujdesshme të trendeve dhe rreziqeve të mundshme nga rrethimi vendor dhe i jashtëm, në kontekstin e përcaktimit të politikës monetare.