Një infeksion shkatërrues si pasojë e takave, ka bërë që një grua në Skoci të detyrohet të presë këmbën. Lorraine Burnett, 37- vjeç, nga Dunfermline, Skoci, gjatë një party për Krishtlindje në vitin 2008 kishte veshur këpucë me taka të larta 5 cm, ditën tjetër u përball me një flluskë në këmbën e saj të majtë. Pavarësisht trajtimeve të përsëritura me antibiotikë, infeksioni nuk do u shërua dhe, dy vjet më vonë, mjekët i dhanë lajmin tronditës se këmba e saj e majtë duhej të pritej. Lorraine ka folur për herë të parë për përvojën e saj, dhe thotë se ajo dëshiron për Krishtlindje është një këmbë të re për të zëvendësuar protezat standarde që ka përdorur këto vite. “Një këmbë e re do të thotë një jetë të re për mua,” ka thënë 37-vjeçarja.