Rrezikohet pozita e Piques

26

Gerard Pique nuk e gëzon më statusin e të privilegjuarit në dhomat e zhveshjes së Barcelonës. Mbrojtësi spanjoll duket se po e shijon edicionin e fundit te skuadra katalunase, pasi klubi nuk e sheh më në planet e tyre.

Sipas asaj që raporton Diario Sport, disa lojtarë që janë të afërt me Joan Laportën – nuk janë të kënaqur me sjelljen e Piques. Andaj, ata janë duke planifikuar që të rrëzojnë figurën e mbrojtësit dhe të kenë një tjetër lider në skuadër.

Kështu, me largimin e Lionel Messit, dhoma e zhveshjes së Barcelonës është jashtë kontrollit dhe rezultatet janë të dobëta. Ronald Koeman mund të shkarkohet deri në fund të këtij viti dhe ka disa emra në listë për ta zëvendësuar atë.

Me përfundimin e këtij edicioni, me shumë gjasë do të bëhen edhe shumë largime të lojtarëve që kanë paga të larta dhe kanë dështuar ta tregojnë vetën në Camp Nou.