Shkup, 5 nëntor – Kamerat e sigurisë në ndërtesën e PSP së shpejti do të fiken për shkak të borxheve për faturat e papaguara të energjisë elektrike dhe kështu vihen në rrezik nga vjedhja dhe dëmtimi i provave në deponë e PSP për të gjitha rastet e hapura deri më tani. EVN do të shkyç energjinë elektrike në ndërtesë. Kamerat punojnë në rrymë dhe nuk do të jenë në gjendje të funksionojnë. Të gjitha provat dhe kasaforta me të gjitha materialet e përgjuara që PSP ende i posedon në ndërtesë, asgjë nuk është larguar dhe nuk mund të hiqet prej andej.
Faturat për muajt tetor dhe nëntor janë të papaguara. Institucioni nuk ka nënshkrues të llogarive pas arrestimit të Prokurores Speciale, Katica Janeva. Në këtë ndërtesë vetëm janë trupuar dhe nuk paguhet asnjë faturë për rrymë, ujë dhe ngrohje për muajt shtator dhe tetor, ndërsa Parlamenti nuk ka idenë se si t’i miratojë ndryshimet ligjore, me të cilat do t’i jepte prokurorit të shtetit, Ljubomir Jowski autorizimin për të nënshkruar faturat, në lidhje me harxhimet e institucionit që është i paralizuar për shkak të shefes së akuzuar të PPS-së.
Përveç faturave të papaguara, problemi është se 90 të punësuar (bashkëpunëtorë profesional, staf mbështetës teknik, personel për marrëdhënie me publikun), nuk kanë marrë rrogat e tyre për muajt shtator dhe tetor, për të njëjtën arsye, pasi nuk ka asnjë person të autorizuar që t’i nënshkruajë faturat për pagat. Që nga nëntori, ata tashmë kanë humbur të drejtën e tyre për sigurim shëndetësor.
Prokuroria republikane nuk ka ndërmend t’i largojë këta punonjës, përkundrazi, kur gjatë viteve të kaluara bënte krahasimin se me çfarë burime disponon PSP, ka përmendur këtë administratë dhe stafin mbështetës në PSP, si mbështetje kryesore për prokurorët edhe prokurorët dhe hetuesit atje. Që para një muaji, ndryshimi i Ligjit për prokurorinë është dërguar në Kuvend, por kryetari Talat Xhaferi nuk e ka vënë atë në rend të ditës. Ndryshimi është vetëm në pjesën e marrjes së zyrtarëve të PSP dhe në peticion thuhet se buxheti tashmë është siguruar për këtë qëllim. Ai duhet të miratohet vetëm nga një shumicë e thjeshtë prej 61 deputetësh, por kjo nuk po bëhet. (koha.mk)