Rrezikohen 200 pasagjerë shqiptarë, avioni i Blue Panorama pëson defekt në ajër

17

20 minuta pasi është ngritur në fluturim avioni i “Blue Panorama”, i linjës Venecia-Tiranë ka pësuar defekt. Defekti është vënë re në momentin kur avioni ka qenë duke fluturuar mbi Kroaci.
Në bordin e avionit që ka pësuar defekt mësohet se ndodheshin rreth 200 pasagjerë, shumica prej të cilëve shqiptarë.
Ulja e detyruar e avionit mësohet se ishte thënë se do të ndodhte në Pecara, por më pas janë ulur ne aeroportin e Ankonas.
Ende nuk dihet se kur do të rinisë fluturimi, ndërsa për orë të tëra udhëtarët janë detyruar të presin në Ankona.

Comments are closed.