Sidnei, 9 janar – Autoritetet australiane sot kërkuan edhe një evakuim masiv nga pjesa juglindore e dendur e vendit, duke pasur parasysh që temperaturat e larta që priten ditët në vijim mund të shkaktojnë zjarre të mëdha që kërcënojnë disa qytete dhe komunitete.
Kryeministri i shtetit Viktoria, Daniel Endrjus ju bëri thirrje komuniteteve të jenë në gjendje gatishmërie përballë kushteve ekstreme.
“Nëse merrni udhëzim të largoheni, atëherë duhet të largoheni. Kjo është mënyra e vetme për ta garantuar sigurinë tuaj”, theksoi Endrjus.
Sot përsëri u evakuuan disa pjesë të Ishullit të Kangurëve një vend turistik i pasur me botën e kafshëve, në afërsi të bregut juglindor.
“Ju bëj thirrje të gjithëve që t’i dëgjojnë paralajmërimet, t’i ndjekin këshillat dhe të drejtohen nga pjesa lindore e ishullit, për të cilin mendohet se është i sigurt në këtë moment”, tha shefi i shërbimit të zjarrfikësve në Australinë jugore, Mark Xhons.