Varshavë, 12 korrik – Sot gati 30 milion polakë votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhin mes kandidatit opozitar, prefektit të Varshavës Rafal Tshaskovski dhe presidentit aktual Andzhej Duda.
Për shkak të epidemisë së koronavirusit, zgjedhjet zhvillohen me masa të përforcuara sanitare, të kombinuara në mbi 27.000 vendvotime, por secili që është në karantinë ose frikohet të votojë mund ta dërgojë votën e tij nëpërmjet postës.
Në rrethin e parë mes 11 kandidatëve, Duda fitoi 43 për qind të votave dhe në rrethin e dytë hyri si favorit, ndërsa prefekti opozitar i popullarizuar i Varshavës, Tshaskovski, fitoi 30 për qind të votave.