Rreth pesë për qind e popullsisë së botës përdorë drogë

Rreth 5 për qind e popullsisë në botë ka abuzuar me drogë të paktën një herë në vitet e fundit dhe gati 30 milionë njerëz mund të jenë të varur nga narkotikët në atë pikë që kanë nevojë për trajtim, Kështu theksohet në një raport të Kombeve të Bashkuara të publikuar ditë më parë. Në raportin vjetor të Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin gjithashtu thuhet se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 25 për qind të vdekjeve në vit janë të lidhura me drogën dhe normat e vdekjes atje vazhdojnë, pasi ato arritën në  52 mijë në vitin 2017.