Ankara, 5 gusht – Rreth një milionë emigrantë sirianë punojnë në mënyrë të paligjshme në Turqi për paga shumë të ulëta. Kjo theksohet në analizën e Partisë kryesore opozitare popullore republikane për të cilën informoi zëvendëskryetari i saj Veli Agbaba.
Sipas tij, 20 për qind e të punësuarve të paligjshëm sirianë janë nën moshën 15 vjeçare.
Nga fillimi i këtij viti 31.185 emigrantë sirianë kanë marrë leje për punë.
“Pushteti i ka mbyllur sytë për atë problem për shkak të së cilit rritet papunësia në shtet. Në të njëjtën kohë e shfrytëzon problemin për të krijuar intolerancë midis popullatës lokale kundër emigrantëve sirianë. Politikë të njëjtë zbatohet edhe kundrejt emigrantëve nga shtetet tjera të cilët janë në Turqi”, shtoi ai.