Rreth 80 mijë bletë sulmojnë hajdutin e koshereve

Një hajdut kosheresh u ndoq nga 80 mijë bletë të zemëruara pasi ai tentoi që të rrëmbente njërën prej tyre. Autori kërceu mbi një gardh dhe u rrëzua mbi koshere. Kjo bëri që zgjua me afro 20 mijë insekte të zemërohej dhe nisi që të sulmonte hajdutin.

Nga kjo furtunë u nxitën edhe bletët e tjera, duke sulmuar barbarisht burrin. Pronari i koshereve, Dale Gibson tha se hajduti mori përgjigjen mbrojtëse nga bletët.

“Edhe pse bletët nuk mund të shohin në errësirë, mund të gjejnë arsye të mjaftueshme për të fluturuar tre metra dhe për të përzënë sulmuesit”, tha Gibson. Hajduti nuk ka mundur që të vjedhë asgjë dhe se policia ka nisur hetimet për identifikimin e tij.