Shkup, 26 tetor – Në Maqedoni qindra qytetarë janë apatrid (persona pa shtetësi), prej të cilëve mbi 70% janë rom, tregon hulumtimi “Romët përkasin, pa shtetësi, të diskriminuar dhe margjinalizimi i romëve në Ballkanin perëndimor dhe Ukrainë”, që u publikua sot në Shkup, njofton Koha.mk. Shoqatat maqedonase për jurist të rinj që punojnë në terren prej vitit 2010 deri tani kanë identifikuar 664 raste pa shtetësi, si të pa evidentuar kur kanë lindur, si e kanë emrin… 70% prej të cilëve janë rom, nënvizohet në raport. Në raport thuhet se në Maqedoni sipas statistikave zyrtare jetojnë 53.879 rom, ose 2.7 për qind e popullatës së përgjithshme.