Rreth 66 për qind e konsumit të energjisë elektrike në maj ka qenë nga prodhimtaria vendore

11

Shkup, 26 korrik – Në Maqedoni në maj të këtij viti konsumi i tërësishëm i energjisë elektrike ka arritur: 499 980 MWh energji elektrike, 4,114 mil. nm3 gaz natyror, 230 337 tonë thëngjill dhe 79 726 tonë produkte të naftës, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Bruto Prodhimtaria Vendore e energjisë elektrike merr pjesë me 66,2 për qind në bruto konsumin vendor të energjisë elektrike. Nga shpenzimi i tërësishëm i thëngjillit, 90,4 për qind janë përdorur për prodhimtarinë e energjisë elektrike.

Comments are closed.