Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji, si propozues i ligjit për amnisti, ka njoftuar opinionin publik për strukturën e përfituesve nga ky ligj, njofton Medial.mk.
Sipas Salijit, 670 persona do të lirohen nga dënimi me burg, kurse 3.097 të tjerëve do t’iu shkurtohet dënimi për 30% me ligjin për amnisti, i cili që nga dje është i plotfuqishëm. Nga burgu më i madh në Maqedoni, Idrizova, nga gjithsej 1754 të burgosur, amnistisë do t’i gëzohen 1438 persona. 621 prej tyre janë maqedonas; 569 janë shqiptarë; 26 janë serbë dhe 257 janë romë.
Propozuesi Bilen Saliji arsyeton amnistinë edhe me kursimin e mjeteve buxhetore, pasi që pas lirimit të një numër të madh të burgosurve nuk do të harxhohen para për përmirësimin e kushteve nëpër burgje, informon Medial.mk.