Kajro, 21 tetor – Gjithsej 58 pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë në këmbimzjarrin me ekstremistët në Egjipt, njoftuan agjencitë botërore, duke iu referuar mediave lokale. Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se forcat e sigurisë kanë marrë informacione për një lokalitet të një grupi luftëtarësh në shkretëtirën në pjesën perëndimore të Egjiptit, dhe janë nisur me automjete blinduese që t’i mbajnë. Ekstremistët kanë vendosur kurth dhe i kanë sulmuar forcat e sigurisë me granata dhe armë të vogla. Sipas mediave egjiptiane, në sulm kanë marrë pjesë numër i madh i luftëtarëve, ndërsa forcat e sigurisë kanë pësuar humbje serioze që në minutat e para të sulmit. Drejt lokalitetit të këmbizjarrit është dërguar përforcim i madh, ndërsa është aktivizuar edhe aviacioni.