Tiranë, 3 prill – Në Shqipëri, vijon lirimi i personave të dënuar, të cilët kanë marrë leje të përkohshme tremujore për shkak të situatës së krijuar nga Kovid-19.
Në të gjitha burgjet, këtë të drejtë, që me vendim e mundësoi Qeveria, e lanë realizuar 494 të burgosur nga 600 që kishin aplikuar.
Për një leje të tillë kanë mundur të aplikojnë të burgosurit, të cilëve u kanë mbetur tre vjet ose më pak nga dënimi, si dhe ata të cilëve u kanë mbetur pesë vjet nga dënimi i vuajtjes së burgut, mirëpo që nuk janë mbi 60 vjeç ose janë të sëmurë kronikë. Të gjithë këta nuk duhet të dënohen për vepra të penale të rrezikut të lartë.
Të burgosurit që kanë marrë një leje të tillë nuk mund të largohen nga dyert e burgut nëse anëtarët e familjes nuk nënshkruajnë pëlqimin për t’i pranuar në shtëpi.
Sipas Top çenëll, është regjistruar i infektuari i parë i koronavirusit në njërin nga burgjet e vendit. Bëhet fjalë për një avokat që punon në burgun e Rrogozhinës dhe jeton në Tiranë. Gjithashtu në izolimin shtëpiak janë edhe katër punonjës të burgjeve, nga të cilët leja tre-mujore kanë marrë 150 nga gjithsej 306 të burgosur.(koha.mk)