Sipas Eurostat, në 1 Janar 2020, 23 milionë qytetarë të një vendi jo-anëtar kanë jetuar në një nga shtetet anëtare të BE-së, që përfaqëson 5.1% të popullsisë së BE-së. Rreth 13.5 milionë njerëz që jetonin në një nga vendet anëtare të BE-së kishin shtetësinë e një vendi tjetër anëtar të BE-së, që përfaqëson 3.0% të popullsisë së BE-së. Pjesa më e madhe e ‘të ardhurve’ jetojnë në Luksemburg, dhe më e ulta në Poloni dhe Rumani.
Në terma relativë, Shteti Anëtar i BE-së me pjesën më të lartë të qytetarëve jo-kombëtarë ishte Luksemburgu me rreth 47% të popullsisë së tij totale.
Një përqindje e lartë e shtetasve të huaj prej 10% ose më shumë e popullsisë rezidente u vu re gjithashtu në Maltë, Qipro, Austri, Estoni, Letoni, Irlandë, Gjermani, Belgjikë dhe Spanjë. Në të kundërt, jo-shtetasit përfaqësonin më pak se 1% të popullsisë në Poloni dhe Rumani. Në shumicën e Shteteve Anëtare të BE-së, shumica e jo-shtetasve ishin qytetarë të vendeve jo-BE. Vetëm në Belgjikë, Irlandë, Luksemburg, Austri dhe Sllovaki jo-shtetasit ishin kryesisht shtetas të një shteti tjetër anëtar të BE-së.