Shkup, 29 prill – Rreth 5.500 nxënës nga gjitha shkollat mesme dhe dy private dhe tredhjetë nxënës në moshë prej 15 vjeç të shkollave fillore këtë vit do të jenë pjesë e studimit ndërkombëtar PISA.
Sipas të dhënave të Qendrës shtetërore për testim, testimi me sukes është realizuar në 85 shkolla të mesme, ndërsa me ditën e sotme dhe të nesërme, Ministria e Arsimit pret që kjo me sukses të rrumbullakësohet edhe në shkolla tjera. Me faktin se në të janë të përfshirë edhe nxënës të shkollave fillore, testimi për ta do të aplikohet pas 1 majit.