Në kryeqytetin e Indonezisë – Xhakarta, qindra qifte u kurorëzuan natën e Vitit të Ri. Pothuajse 450 çifte ishin mbledhur në një tendë të madhe në qendër të qytetit vetëm pak orë para mesnatës, shkruan Reuters. Shumë zyrtarë policorë e qeveritarë mbikëqyrën ceremoninë martesore, ndërsa kjo traditë ka vite të tëra që praktikohet në Indonezi.