Ekspertët e Kombeve të Bashkuara (OKB) e kanë cilësuar popullin e Sirisë si “të zymtë”, duke theksuar përshkallëzimin e konfliktit në disa zona të vendit. Sipas OKB-së, vendi nuk është i sigurt që refugjatët të kthehen, pas një dekade lufte. Këto raporte janë publikuar pas rritjes së nivelit të dhunës në veriperëndim, verilindje dhe jug të vendit, ku Komisionerët theksuan kthimin e rrethimit kundër popullsisë civile nga forcat pro-qeveritare. “Palët në konflikt vazhdojnë të bëjnë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe shkelin të drejtat themelore të sirianëve”, tha kreu i Komisionit Hetimor, Paulo Pinheiro. “Lufta kundër civilëve sirianë vazhdon dhe është e vështirë për ta të gjejnë siguri ose strehë të sigurt”.
Profesori Pinheiro gjithashtu e cilësoi si “skandaloze” faktin se mijëra fëmijë, jo-sirianë, të lindur nga ish-luftëtarët e Shtetit Islamik (IS) vazhdojnë të mbahen në paraburgim, në kushte të tmerrshme, në verilindje të Sirisë.
“Shumica e fëmijëve të huaj mbeten të privuar nga liria pasi vendet e tyre refuzojnë t’i riatdhesojnë ata”, u tha ai gazetarëve, në periferi të sesionit të 48-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë. “Ne kemi konventën më të ratifikuar në botë, Konventën për të Drejtat e Fëmijëve, është harruar plotësisht. Dhe shtetet demokratike që janë të gatshme t’i përmbahen kësaj Konvente, ata neglizhojnë detyrimet e kësaj Konvente në atë që po ndodh në Al Hol dhe kampet e tjera dhe vendet e burgut”. Rreth 40 mijë fëmijë vazhdojnë të mbahen në kampe si ai i Al Hol. Gati gjysma prej tyre janë irakianë, të cilët disa vende refuzojnë t’i riatdhesojnë, sipas raportit të Komisionit Hetimor, i cili mbulon periudhën nga 1 korriku 2020 deri më 30 qershor 2021.
Ekspertët e të drejtave dënuan gjithashtu rrethimin nga forcat pro-qeveritare në qytetin Dar’a Al-Balad, vendlindja e kryengritjes në 2011-ën, së bashku me “taktikat e rrethimit”, në provincat Quineitra dhe Rif Damask