Shkup, 3 prill – Pothuajse 40 ligje nga sfera të ndryshme, shëndetësi, energjetikë, bujqësi, turizëm, ekologji,…., sot e kanë kaluar leximin e parë në Kuvend me çka u ezaurua rendi ditor i seancës së 38-të.
Deputetët kanë vazhduar me seancën e 27-të, në rend dite të së cilës janë nëntë pika, katër nga të cilat propozim-ligje në lexim të parë, tre kërkesa për interpretime autentike dhe dy pika për dhënie të pajtueshmërisë për ndryshim të Statutit të Komisionit për letra me vlerë dhe të Statutit të Universitetit “Nëna Terezë”.
Pas kësaj, duhet të mbahen edhe vazhdimet e dy seancave, e teta dhe e 40-ta. Në seancën e tetë kanë mbetur propozim-ndryshime e Ligjit për prokurori publike dhe raporti për punën e Agjencisë për supervizion të sigurimit kapital të financuar pensional në vitin 2016, ndërsa në seancën e 40-të ka mbi 60 ligje, dy nga të cilat janë me flamur evropian.
Në Parlament janë të pranishëm vetëm deputetët e shumicës qeveritare. Karriget e VMRO-DPMNE-së kanë mbetur bosh.