Në lindje të Alepos kanë rinisur evakuimet e civilëve. Vëzhguesit thanë se së paku 350 veta kanë lënë enklavat e rrethuara nga rebelët, të dielën vonë, në drejtim të territorit të kontrolluar nga qeveria. Më herët, autobusët e dërguar për evakuim janë djegur, duke penguar transportimin. Mijëra njerëz janë duke pritur evakuimin nga Alepo lindore, në kushte të tmerrshme. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot për të votuar një rezolutë, e cila i lejon OKB-së të monitorojë operacionin e evakuimit. Rusia, më herët, e ka kundërshtuar këtë plan të hartuar nga Franca. (REL)