Nju-Jork, 21 nëntor – Mes 30 dhe 35 persona janë plagosur, mes të cilëve edhe shtatë zjarrfikës, në dy shpërthime që jehuan në fabrikën për kozmetikë “Verla interneshënël”, në veri të Nju-Jorkut.
Shpërthimi i parë ka ndodhur rreth orës 10:15 sipas orës lokale, ndërsa i dyti rreth 30 minuta më vonë, derisa në fabrikë kanë qenë zjarrfikësit, të cilët kanë qenë duke e shuar zjarrin.
Dy zjarrfikës janë dërguar në spital me djegie në trup, ndërsa të tjerët kanë marrë lëndime më të lehta, të cilat nuk janë të rrezikshme për jetën.
Zjarrfikësit akoma tentojnë ta shuajnë zjarrin, ndërsa në terren janë edhe pjesëtarët e ekipeve speciale për materie të rrezikshme.
Tash për tash ende nuk dihen shkaqet për zjarrin.