Rreth 31 mijë qytetarë vitin e kaluar kanë udhëtuar me taksi

23

Shkup, 14 maj  – Në vitin 2017 me gjithsej 2.496 taksi kanë lëvizur 31.182.000 udhëtarë nga të cilët 28.278.000 në qytet dhe 2.904.000 në transportin ndërurban.

Me të njëjtin numër të automjeteve janë realizuar gjithsej 85.776.000 kilometra nga të cilët 72.401.000 në qytet dhe 10.375.000 në transportin ndërurban.

Sipas Entit Shtetëror Statistikor, me hulumtimin për transport me taksi janë përfshirë 2.496 automjete nga 217 njësi raportuese.