Teheran/Bagdad, 3 tetor – Televizioni shtetëror i Iranit, ka bërë të ditur se pika kufitare mes Irakut dhe Iranit, ku gjatë këtij muaji duhet të kalojnë mijëra besimtarë shiitë për Haxhin vjetor është mbyllur për shkak të trazirave në Irak.
Një zyrtar iranian ka deklaruar se pika kufitare Koshravi është mbyllur, por se para haxhit do të hapet një pikë tjetër kufitare në qytetin jugor të Irakut, Qerbela.
Në ritualin e Haxhit shiitë, Qerbelanë pritet ta vizitojnë rreth tre milionë haxhinjë shiitë, me çka shënohet përfundimi i pikëllimit 40-të ditor për nipin e profetit Muhamed.
Në protestat e natës së kaluar në dy qytetet jugore të Irakut, u vranë 11 persona, mes të cilëve edhe një polic. Ndërkohë, demonstratat dhe përplasjet me policinë vazhdojnë edhe në Bagdad, kryeqytetin e Irakut. Këto proteste po mbahen përkundër vendosjes së orës policore.
Të martën, kur në Irak filluan protestat antiqeveritare, në përleshjet mes forcave të sigurisë dhe protestuesve humbën jetën të paktën 19 persona.