Ankara, 1 nëntor – Rreth 260 mijë sirian janë kthyer në territorin e Sirisë veriore, ku Turqia e zhvilloi operacionin “Mburoja e Eufratit”, njoftoi ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar.
Ndërhyrja turke në Siri u fokusua në pjesën veriore të vendit, ku ndodhen “Shteti islamik” terrorist dhe Forcat demokratike siriane, ku një pjesë kyçe janë njësitë e popullit kurd për mbrojtje.
Akar, gjithashtu, deklaroi se Turqia do të vazhdojë me operacionet e veta në Irakun e veriut derisa të ndalet kërcënimi terrorist ndaj Turqisë.