Rreth 200 vozitës janë dënuar në Shkup

Shkup, 13 tetor Sektori për siguri në komunikacion pranë SPB Shkup, dje prej orës 6:00 deri në mesnatë kreu aksion kontrolli për zbulimin e vozitësve të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes me automjet motorizues në rajonin e Shkupit. Me atë rast janë sanksionuar 43 vozitës të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë. Janë zbuluar edhe 46 kundërvajtje të tjera për të cilat janë dhënë 16 urdhër-pagesa mandati dhe 30 urdhër-pagesa kundërvajtëse, kumtoi MPB.

Sektori për siguri në komunikacion pranë SPB Shkup mbrëmë prej orës 23:00 deri në orën 5:00 kreu aksion kontrolli për zbulimin e vozitësve të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit në rajonin e Shkupit. Me atë rast janë sanksionuar 25 vozitës tek të cilët është konstatuar prezencë e alkoolit. Janë zbuluar edhe 33 kundërvajtje të tjera për të cilat janë dhënë 21 urdhër-pagesa mandati dhe 12 urdhër-pagesa kundërvajtëse.

Dje prej orës 14:00 deri në mesnatë janë sanksionuar 14 drejtues motoçikletash, ndërsa janë zbuluar edhe 28 kundërvajtje të tjera për të cilat janë dhënë 21 urdhër-pagesa mandati dhe shtatë urdhër-pagesa kundërvajtëse.