Tokio, 12 korrik – Përmbytjet dhe shembjet që nga java e kaluar i përfshinë pjesët perëndimore të Japonisë, u morën jetën të paktën 199 personave, kumtoi sot zëdhënësi i Qeverisë në Tokio, Joshihide Suga.
Ai informon se kryeministri, Japonez Shinxo Abe në takimin e Shtabit të Krizës ka urdhëruar të veprohet sa është e mundur më shpejtë që t’u ndihmohet të pësuarave.
Abe, i cili e anuloi vizitën në katër vende, mes të cilave edhe në Belgjikë dhe Francë, dje shkoi në provincën Okajama – një prej rajoneve më të prekura së bashku me Hiroshmën, ndërsa sot do të vizitojë edhe një rajon të prekur.
Abe nuk dha deklaratë, por foli me disa banorë lokal.
Krahas 199 viktimave të konfirmuara, autoritetet theksojnë se dhjetëra njerëz edhe më tej konsiderohen të zhdukur, ndërsa mediat theksojnë se ky numër arrin rreth 60.