Selanik, 16 tetor – Autoritetet greke sot kanë bërë të ditur se rreth 200 emigrantë kanë kaluar në territorin grek përmes kufirit tokësor verilindor me Turqinë.
Siç transmetojnë mediat, ky është një numër i pazakontë i emigrantëve në atë rajon për vetëm një ditë.
Policia bëri të ditur se mes emigrantëve kryesisht janë familje me fëmijë.
Tani për tani nuk dihet nga cilat vende janë emigrantët, dhe sa është numri i fëmijëve mes tyre.
Ata me autobusë do të transferohen në Stacion Policor.