Zejnulla VESELI
Shkup, 20 qershor – Blerja përmes internetin si duket viteve të fundit po bëhet praktikë e qytetarëve të Maqedonisë. Qytetarët e Maqedonisë gjatë vitit 2016 kanë harxhuar rreth 20 milionw euro, që i bie të jetë dy herë më shumë se sa në vitin 2015, shkruan gazeta KOHA. Kështu tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), ku thuhet se vitin që lamë pas më së shumti qytetarët e Maqedonisë kanë blerë në internet pajisje sportive, veshmbathje, bileta për ngjarje të ndryshme kulturore si: koncerte, aranzhmane hotelesh, libra, revista, prodhime për amvisëri, artikuj ushqimor e kështu me radhë. Sipas të dhënave të ESHS-së, 54.7 për qind e konsumatorëve vendor në internet vitin që lamë pas më së shumti kanë blerë veshmbathje dhe pajisje e sportive, 16,3 për qind pajisje elektronike,13.1 për qind aparate të amvisërisë, 9.7 për qind e qytetarëve të Maqedonisë përmes internetit kanë blerë aranzhmane hotelesh, 7,3 për qind bileta udhëtimi, ndërsa 8.2 për qind e qytetarëve të Maqedonisë kanë blerë artikuj ushqimor. Njëherit, të dhënat e ESHS-së tregojnë se konsumatorët vendor më së shumti përmes internetit apo 58.6 për qind e tyre kanë blerë artikuj të ndryshme në vendet të botës, 20, 7 për qind kanë blerë mallra nga vendet e Evropës, ndërsa 40.8 për qind qytetarët kanë blerë nga dyqanet online në Maqedoni. Në anën tjetër, sa i përket shitjes brenda territorit të Maqedonisë, 7.2 për qind e qytetarëve të Maqedonisë kanë ofruar prodhime dhe shërbime të tyre përmes dyqaneve online apo përmes internet servisit e-bay. Ndërkaq sa i përket transakcioneve në internet të dhënat e ESHS-së tregojnë se qytetarët e Maqedonisë gjatë vitit 2016 më së shumti kanë blerë mallra në vlerë prej 50 deri më 99 euro, 19 për qind e tyre kanë blerë mallra në vlerë prej 100 deri 4999 euro ndërsa nuk ka të regjistruar asnjë transaksion që kalon vlerën prej 1000 eurosh. Ivo Kostovski, këshilltar juridik në Organizata për Mbrojtjen e Konsumatorëve (OBM), thotë se rritja e shitblerjes përmes interneti nga na e qytetarëve të Maqedonisë është si rrjedhoje e sigurisë së të dhënave të përdoruesve e cila është e garantuara nga bankat si dhe regjistrimi i një numri të madh të dyqaneve online në shumë vende të botës si dhe në Maqedoni. “Ka një numër më të madh të dyqaneve online si jashtë Maqedonisë dhe brenda që janë të regjistruara si dhe mundësi që qytetarët të blejnë më të gjitha llojet e kartelave kreditore. Arsyeja e dytë që qytetarët e Maqedonisë blejnë nëpër ueb shitoret është për shkak se të dhënat e shfrytëzuesve të kartelave kreditore janë të garantuara nga ana e bankave. Sistemi e dyqaneve elektronike funksion në at mënyrë që nuk ruan asnjë të dhënë sepse faqja ku jepen të dhënat për kredi kartelat është e lidhur direkt me bankën prandaj dhe nuk mund të ketë keqpërdorim të dhënave nga ana e dyqaneve online”, thotë për KOHA Kostovski. Arsyeja tjetër që një numri i madh i qytetarëve të Maqedonisë blejnë mallra përmes dyqaneve elektronike, sipas Kostovski është për shkak se tani më dihet adresa e sakte e çdo dyqani elektronik. “Kjo që tani më pothuajse çdo dyqan elektronik është i regjistruar dhe dihet adresa e sakte e tyre blerësit kanë më kanë të drejtë nëse nuk janë të kënaqur me mallin e blerë apo nuk është i njëjti mall të cilin e ka porositur në bazë të fotos të publikuar në ueb faqen e dyqanit elektroni mund ta kthejnë mallin në afat prej 14 ditëve dhe për këtë mos të paguajnë harxhime shtesë. Prandaj i kisha këshilluar qytetarët e Maqedonisë gjatë blerjes përmes internetit duhet te jenë të kujdesshëm që të dhënat e kartelave të mos i dërgojnë përmes e-mailit apo sms porosive, por pagesën ta bëjnë direkt në ueb faqen e dyqanit elektronik si dhe të blejnë vetëm nga ato dyqane që janë të regjistruara”, thotë Kostovski. Ndryshe njohësit e teknologjisë informatike shpjegojnë se rritja e madhe e tregtisë përmes internetit i detyrohet ndikimit të trendeve globale, që ngadalë por sigurt, pasqyrohen edhe në tregun vendor, si dhe ofertës në rritje të shërbimeve dhe prodhimeve që mund të blihen përmes internetit. “Shitblerjet përmes internetit rriten si rrjedhojë e ndryshimit të shprehive të blerësve, pasi në këtë mënyrë kursejnë të hollat”, thonë ekspertë të teknologjisë informative.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara