Rreth 15 mijë euro kushton Citroeni i veçantë

43

Fabrizio Caselani dhe Carrosserie Caselani janë rikthyer me një produkt të ri. Pasi prezantuan modelin legjendar Citroen Type H, ata u kthyen me një risi tërheqëse në tregun e automobilave.

Modeli me emrin Type HG vjen në një formë mjaft interesante, veçanërisht pjesën e përparme, ku stili retro është shumë i theksuar.

Type HG do të ofrohet në disa madhësi dhe do të jetë në gjendje të montohet në pesë modele të ndryshme, përfshirë furgonin elektrik. Gjithashtu, është publikuar edhe çmimi prej 14.800 euro për një makinë të tillë.

Comments are closed.