Rreth 15 mijë civilë janë vrarë nga sulmet ajrore gjatë vitit 2017. Sipas organizatës “Aksion ndaj dhunës me armë”, e cila është e specializuar në studimin e pasojave të armëve shpërthyese, rritja e viktimave civile përkon me angazhimin e koalicionit të udhëhequr nga SHBA për të marrë fortesat e ISIS në Mosul dhe Raqa.
Raporti u publikuar nga gazeta “The Guardian” dhe deputetët britanikë ngrenë dyshime mbi kriteret që përdor ministria e mbrojtjes për të përcaktuar nëse një individ është terrorist apo jo.
Sipas ekspertëve në luftërat urbane, viktimat civile janë të pashmangshme, por palët duhet të reduktojnë viktimat, jo thjesht të hedhin bombat në zonat e banueshme.