Tetovë, 7 nëntor – Rreth 100 kompani kanë aplikuar për kthimin e mjeteve pasi sivjet kanë investuar në reparte, teknologji por edhe në punësime të reja si dhe në rritjen e rrogave, që janë kusht që Qeveria t’i paguajë para kompanive.
Sot në Universitetin e Evropës Juglindore u mbajt takim midis përfaqësuesve të biznesit dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore ku u prezantuan masat qeveritare për përkrahjen e investimeve nga të tre shtyllat e planit për rritje ekonomike.
Në pikëpamje të inkurajimit të kompanive që të përkrahjen masat e Qeverisë, mund të them se sivjet 100 kompani kanë aplikuar me dokumentacion për të gjitha investimet që i kanë bërë nën kushtet e parashikuara me ligj. Kjo masë është afatgjatë dhe ky proces do të zgjatë edhe më tej”, tha Zorica Apostolska ministre pa portofol e angazhuar për investimet e huaja.
Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Fondit për Inovacione dhe Zhvillime Teknologjike dhe i theksuan masat për përkrahjen në start ap të kompanive. por edhe nevojën e bashkëpunimit të kompanive me institucionet e arsimit të lartë.