Athinë, 26 maj – Nga ora 7:00 e mëngjesit janë hapur vendvotimet nëpër tërë Greqinë në të cilat pothuajse 10 milionë qytetarë votojnë në zgjedhjet evropiane dhe lokale. Të drejtë vote kanë 9.922.294 qytetarë, 536.920 janë votues të rinj, nga të cilët 106.760 janë të moshës 17 vjeçare, të cilët sivjet për herë të parë kanë të drejtë vote, gjegjësisht të lindur midis 1 janarit të vitit 2002 dhe 31 dhjetorit të vitit të njëjtë.
Vendvotimet do të mbyllen në orën 19:00, ndërsa tradicionalisht menjëherë pas mbylljes, mediumet në bashkëpunim me agjencitë për rejting do të publikojnë parashikim të rezultatit zgjedhor, gjegjësisht të a.q. exit polls, të cilët shpesh herë e paralajmërojnë fituesin.
Rezultatet e para zgjedhore nga Ministria e Punëve të Brendshme të Greqisë, e cila është edhe kompetente për rinumërimin e votave, pritet të kumtohen rreth orës 21:30 minuta dhe kanë të bëjnë me zgjedhjet evropiane, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Votimi në Greqi është i obligueshëm për qytetarët, përveç për ata të cilët jetojnë jashtë vendit, janë mbi moshën 70 vjeçare ose në ditën e votimin janë në largësi prej 200 kilometrave nga vendi ku duhet të votojnë.
Në zgjedhjet evropiane marrin pjesë 40 parti politike dhe koalicione, të cilët me kandidatët e tyre do të luftojnë për vend në Parlamentin Evropian, në të cilin Greqia merr pjesë me 21 eurodeputetë. Votuesit do të mund të zgjedhin të paktën katër kandidatë, ndërsa që partitë të marrin përfaqësues të tyre në PE do të duhet të fitojnë minimum 3%.
Në zgjedhjet lokale, grekët do të votojnë për: zgjedhjen e autoriteteve rajonale dhe komunale, për zgjedhjen e prefektit dhe anëtarëve të këshillit rajonal, për zgjedhjen e prefektit dhe anëtarëve të këshillit të qytetit dhe për zgjedhjen e organeve për udhëheqje me bashkësinë (këshilltarë të bashkësisë për komunitetet nga mbi 300 banorë ose kryetarë të bashkësive për komunitete deri në 300 banorë).