Shkup, 13 mars – Komunikacioni hekurudhor dhe rrugor në rrugën rajonale Veles – Gradsko është në ndërprerje të plotë për shkak të rrëshqitjeve të mëdha të shkëmbinjve.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se komunikacioni është në ndërprerje nga ora 08:30 e mëngjesit.
Nuk ka persona të lënduar, ndërsa është shkaktuar vetëm dëm material.