Shkup, 5 nëntor – Në aksin rrugor Shkup-Veles para pikës pagesore të Sopotit për shkak të rrëshqitjes së dheut trafiku po zhvillohet në një korsi në një gjatësi prej 200 metrave, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në raportin e sotëm për gjendjen e rrugëve. Është vendosur sinjalizim përkatës dhe punohet në pastrimin e rrëshqitjes së dheut dhe për normalizimin e trafikut. Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata.