Arbër Zeneli po vazhdon të rikuperohet nga lëndimi që e kishte pësuar kohë më parë. Ai këputi ligamentin gjatë një ndeshjeje me Kombëtaren e Kosovës, derisa data e rikthimit të tij pritet të jetë 1 marsi i vitit të ardhshëm, raporton Periskopi, përcjellë gazeta Koha. Në mungesë të tj, “Dardanët” nuk është se kanë regjistruar rezultate negative, por nuk do mend se mungesa e tij në fushë po vërehet gjatë pothuajse çdo ndeshjeje. Tani, është përpiluar një video emocionale që nënvizon sa shumë po u mungon ai djelmoshave të Bernard Challandesit.
Në video janë përfshirë momentet e tij më të mira me Kombëtaren.
https://www.youtube.com/watch?v=mcyucsiiBEw