Francesco Totti mund të kthehet në Romë. Rrëmuja e krijuar nga çështja e lidhur me Diawara (humbja në tavolinë ndaj Verona-s pasi lojtari nuk ishte regjistruar siç duhej në protokollin e FIGC) mund të luajë një rol vendimtar në këtë përmbysje të madhe.
Kjo do të përshpejtonte revolucionin e dëshiruar nga pronari i ri Friedkins, i xhindosur me drejtuesit për atë që ndodhi pikërisht me 3-0 në tavolinë në javën e parë.
Corriere dello Sport raporton dhe se biseda dhe takimi i famshëm midis pronarëve të rinj dhe “Pupone” nuk është zhvilluar ende, por kontaktet me CEO Fienga janë gjithnjë e më të shpeshta.
Totti do të ishte gjithnjë e më afër një kthimi në Romë. E vetmja e panjohur e vërtetë do të ishte roli: nënkryetar ose drejtor i zonës teknike.