Shkup, 14 mars – Një vajzë njëzetvjeçare nga Tetova dje është rrëmbyer nga ana e një tetovari 38-vjeçar i cili e ka rrëmbyer nga shtëpia e saj, ndërsa nënën e saj e ka sulmuar fizikisht.
Ministria e Punëve të Brendshme sot bëri të ditur se rastin në polici është denoncuar nga nëna e saj F.S. sipas së cilët 38-veçari D.K. rreth orës 19 kanë ardhur në shtpinë e tyre dhe me dhunë e ka rrëmbyer vajzën dhe kur nëna e saj ka tentuar t’i kundërshtohet, ai e ka goditur dy herë në kokë dhe me me dhunë e ka futur vajzën E.S. në automjet dhe e ka dërguar në shtëpinë e tij.
Pas masave të ndërmarra, D.K. dhe E.S. janë gjetur dhe dërguar në SPB Tetovë.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe po punohet në ndriçimin e rastit.