Një i ri rus u dënua me 16 vite burg, pasi kishte rrahur për vdekje bashkëshorten e tij. Maxim Gribanov, jo vetëm që e rrahu bashkëshorten e tij, 28-vjeçaren Anastasia Oviannikova, por edhe e fotografonte atë për t’u treguar miqve se “e kishte në kontroll gruan e tij”. 28-vjeçarja u transportua në spital me plagë të mëdha dhe hematoma në gjithë trupin e saj. Mjekët konstatuan disa brinjë të thyera, djegie dhe hemorragji të brendshme. Megjithë përpjekjet e mjekëve, 28-vjeçarja ra në koma dhe gjashtë ditë më vonë ndërroi jetë.