Rregullohet buxheti për fushatën e referendumit

Ministritë dhe organet tjera të administratës shtetërore kanë edhe dy ditë afat që të dërgojnë informacione deri te Ministria e Financave për mjete që i kanë në dispozicion, që do të mund të ridedikohen për fushatën e referendumit. Ndërkohë që fushata e referendumit po përforcohet, kryeministri Zoran Zaev u takua me përfaqësues të diasporës nga Maqedonia në Itali, Zvicër, Luksemburg, Gjermani, Slloveni, Kroaci, SHBA.

Në takim është biseduar për disa çështje aktuale, mes të cilave edhe për rëndësinë e referendumit të ardhshëm dhe për nevojën e rolit më aktiv të të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe të diasporës me qëllim të referendumit të suksesshëm, që i hapë perspektivat e Maqedonisë dhe mundësitë për jetë cilësore të të gjithë qytetarëve.

Zaev, siç u theksua në kumtesën qeveritare u ka bërë thirrje, siç e duan shtetin, të dalin në referendumin e ardhshëm dhe me atë, si diasporë, të japin kontribut të rëndësishëm në këtë moment historik për progresin e Maqedonisë.

“Shumica e qytetarëve të Maqedonisë tashmë u deklaruan për ndryshime, për perspektiva në vend të izolimit, për mirëqenie në vend të varfërisë, për reforma dhe demokraci që çojnë drejt jetës cilësore dhe të ardhmes së sigurtë të shtetit dhe të gjeneratave të tashme dhe të ardhshme. Dhe jam i bindur se në referendumk do të konfirmohet vendimi për të ardhme euro-atlantike të Maqedonisë, që do të sjellë edhe jetë evropiane në Maqedoni dhe stabilitet dhe siguri”, tha kryeministri Zaev.

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri sot më orën 13:00 janë dorëzuar gjithsej 862 fletëparaqitje nga shtetasit e Maqedonisë për votim në përfaqësitë konsullore-diplomatike jashtë vendit.

Prej tyre, 836 janë pranuar, 19 janë refuzuar, ndërsa të tjerat janë në përpunim. Numër më i madh i fletëparaqitjeve për votim janë dorëzuar në Bern – 72, në Londër – 69, në Toronto – 57, Lubjanë – 48 dhe Kanbera -36.

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha dje në konferencë për shtyp deklaroi se Qeveria në seancën e ardhshme do të sjellë plan-program konkret për zhvillimin e gjithë fushatës për referendumin, përfshirë edhe për mjetet që shpenzohen për atë qëllim.

Zëdhënësi qeveritar tha se gjatë përgatitjeve të plan-programit për fushatën e referendumit, do të shkohet sipas Ligjit për referendum.

Hoxha theksoi se fushata do të jetë informative, ndërsa qëllimi është që qytetarëve t’u sqarohen përfitimet nga marrëveshja me Greqinë.

“Me fushatën do t’i informojmë qytetarët se referendum i suksesshëm do të thotë hapje e rrugës së vendit për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian, do të prezantohet marrëveshja për emrin me Grrqinë dhe për përfitimet nga ajo. Çdo ministri dhe institucionet me buxhetet e tyre do të duhet të tregojnë sa para mund të ridedikohen për fushatën për referendum. Kjo do të jetë nga kursime të caktuara nga reprezentacionet apo paragrafe tjera. Konsiderojmë se referendumi është shumë i rëndësishëm për vendin dhe të gjitha mjetet, që do të shfrytëzohen për zbatim të fushatës do të publikohen”, tha Hoxha.

Lidhur me fushatën e deritanishme në faqen e Fejsbukut të kryeministrit Zoran Zaev për referendumin, Hoxha tha se bëhet fjalë për mjete të shpenzuara deri në njëqind euro për reklamim publik në faqen e Fejsbukut.

Qeveria në seancën e djeshme mori vendim që të zbatojë fushatë në interes publik për referendumin e 30 shtatorit për pyetjen “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”. 

Qeveria në seancën e pardjeshme mori vendim që të zbatojë fushatë me interes publik për referendumin e 30 shtatorit për pyetjen “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranim të marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com