“Kapiten do të jetë ai që ka luajtur më shumë ndeshje me Kombëtaren”. Kështu u shpreh trajneri Panuçi, kur u pyet për lojtarin që do të mbajë shiritin. Por dje, pas zëvendësimit të Ansi Agollit, shiriti i kaloi Mërgim Mavrajt, edhe pse nuk është ai që ka më shumë ndeshje me fanellën kuqezi pas Agollit. Nëse merrej kjo parasysh, kapiten duhej të ishte Lila. Para Mavrajt, në fushë ishin emra të tjerë me më shumë ndeshje me fanellën kuqezi: Roshi, Hyka dhe Berisha.