Rrëfimi tronditës i portierit të Danimarkës: Gruaja e Eriksen mendonte se ai kishte vdekur

35

Christian Eriksen ka lumturuar të gjithë sot me mesazhin e tij se ndihet mjaft mirë dhe se ndodhet ende në spital për vizita të mëtejshme për të kuptuar shkaqet e atij arresti kardiak.

Pamje tronditëse ato të ndeshjes Danimarkë-Suedi, që do të mbeten në kujtesën e të gjithëve.

Më të rëndë se të gjithë e kishte përjetimin familja e fantazistit të Interit, sidomos gruaja e tij.

Sabrina Kvist Jensen mendoi se bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë, por Kasper Schmeichel, “gardiani” i kombëtares daneze nxitoi për ta qetësuar, shkruan telesporti.

Fjalë që konfirmohen nga Peter Schmeichel, babai i Kasper dhe ish-portieri dhe kapiteni i Danimarkës.

“Gruaja e Eriksen mendonte se ai kishte vdekur. Mund ta dallonit lehtë gjendjen e saj nga vrapimi që bëri djali im Kasper drejt saj.

Padyshim që unë bisedova me Kasper, ai më tregoi se nxitoi drejt Sabrinës për t’i treguar se Christian po merrte frymë dhe ishte gjallë.

Ajo besonte se Christian kishte ndërruar jetë, por Kasper u rikthyer përsëri te Christian për t’u siguruar që nuk po thoshte asgjë të gabuar“, deklaron Peter Schmeichel.