“Unë u ngacmova dhe abuzova nga e gjithë bota. Më kanë denigruar. Kam marrë oferta ponografie. U sulmova nga media nëpër të gjithë botën. Ata shkruajtën histori që unë nuk i kam jetuar. Gjithçka sepse jam një femër që bëra seks. Është koha të tregoj kush jam dhe çfarë kam përjetuar”. Është ky rrëfimi tronditës i ish-notares olimpike të Brazil, Ingrid Oliveira, për “UOL Sport”.
Sportistja në disiplinën e hedhjes nga trampolina preferoi të japë versionin e saj të fakteve mbi atë që ndodhi në të vërtetë gjatë Lojrave Olimpike në Rio, ku plasi skandali për shkak se bëri seks me Pedro Goncalves, një tjetër sportist brazilian që garonte në tjetër disiplinë.
Ingrid Oliveira zbulon se nuk është përjashtuar përfundimisht nga Fshati Olimpik, por se që nga ai moment jeta e saj është shndërruar në ferr: “Njerëzit më ndalojnë dhe më pyesin: Ti je Ingrid? Ajo e Olimpiadës? Unë i imagjinoj ata njerëz duke lezuar lajmet që shkruajnë për mua: maratona e seksit të harbuar, orgji, kontroverse. Pastaj, kur ata nuk flasin për të ndenjurat e mia. Shkova nga 90,000 në 250,000 ndjekës në Instagram”.